Ardis Sulaj tregon, se i ka shkruar një faqeje në facebook, që ofronte takime në Ambasadën gjermane dhe për një takim i pagoi 1400 euro shtetasit Bujar Baca, në Prishtinë. Në fund, cdo gjë rezultoi mashtrim dhe nga faqja në fjalë, nuk mori asnjë përgjigje.Në Ambasadën gjermane në Tiranë i thanë, që është mashtruar. Ardisi nuk mori as takim në Ambasadë, as vizë pune dhe as lekët mbrapsht.Ai bëri një kallzim, që më pas i kaloi prokurorisë. Por kjo e fundit, e ka pezulluar dhe arkivuar dosjen, me pretendimin, që pret përgjigje nga letër-porositë drejtuar Kosovës. Sipas avokatit Arben Llangozi, në këtë rast ka shkelje të kodit të procedurës penale, pasi emri është dhe prova janë pagesat e bëra nga Ardis Sulaj. Sipas tij, këto janë jane mekanizma, që kësaj cështjeje, të mos i jepet zgjidhje nga ana e Prokurorisë së Dibrës.
