21-vjeçari i hyn në korsi dhe e përplas – permetari kalon 1 muaj në spital, por del fajtor!

Disa muaj më parë treguam, sesi në 28 janar 2024 rreth orës 22:30 një cift të fejuarish po ktheheshin nga Përmeti në Gjirokastër me makinën e tyre tip Golf. Fatos Kalemi dhe Alime Malka sapo kaluan Tepelenën, në afërsi të fshatit Mashkullorë u përplasën në korsinë e tyre nga një automjet tip Benc, që drejtohej nga 21 vjeçari Francesk Kaca. Nga ky aksident më shumë i dëmtuar mbeti Fatos Kalemi, pasi goditja ishte në krahun e shoferit. Fatosi u dërgua te Spitali i Traumës, ku qëndroi për rreth një muaj. Ndërsa e fejuara e tij dhe 21 vjecari Kaca morën mjekim në Spitalin e Gjirokastrës.Fatosi tregon, se shkak i aksidentit u bë Francesk Kaca, pasi atij iu ca goma e Bencit. Në këtë mënyrë, Francesku hyri në korsinë e tij dhe shkaktoi përplasjen. Këtë fakt e pranoi edhe vetë 21 vjecari në momentin e aksidentit, kur 3 të aksidentuarit po ndihmonin njëri-tjetrin. Opgj i Policisë Rrugore Gjirokastër, Artan Tarka, i cili ka kqyrur vendin e aksidentit, në një bisedë me ciftin denoncues, tha, se përplasja ka ndodhur në korsinë e Fatosit për shkak të 21 vjecarit.Por 4 ekspertë, Andrea Baxheri, Arben Luzi, Fisnik Ziçishti dhe Naim Hoxha, kanë manipuluar provat, duke nxjerrë përgjegjës për aksidentin të dëmtuarin Fatos Kalemi.Pas investigimit tonë dhe kryerjes së eksperimentit, bëmë të mundur të hedhim poshtë konkluzionet e 4 ekspertëve në dy aktekspertime, që hapur kishin ndryshuar dinamikën e aksidentit.Ndaj prokuroria e Gjirokastrës vendosi, të bëjë një akt-ekspertimi të tretë me 5 ekspertë autoteknikë, të cilët gjithashtu nuk kanë dalë në të njejtin konkluzion. Dy ekspertë kanë bërë aktin më vete dhe janë shprehur, sic ka ndodhur aksidenti, ndërsa tre të tjerët kanë bërë një tjetër akt dhe kanë manipuluar sërish dinamikën e ngjarjes. Ish-prokurori Eugen Beci tregon procedurën, lidhur me njoftimin, që prokurori duhet t’u bëjë palëve për akt-ekspertimin.Nëse akti nuk u njoftohet palëve bashkë me emrat e ekspertëve, kjo procedurë quhet e pasaktë dhe lë hapësirë për ta ribërë atë.

Të Fundit