Jemi në lagjen “Aqif Pasha” në Elbasan, pasi Shefqet Dybeli është drejtuar në redaksinë tonë për një problem, që ka me OSHEE-në. Vajza e tij, Merita Samarxhiu, e cila jeton prej vitesh në Itali, ka një apartament, ku nuk ka të lidhur energjinë elektrike, pasi ka jetuar jashtë. Para dy muajsh i ati, Shefqeti, pasi është pajisur me prokurë nga e bija, ka aplikuar për një matës të ri që në prill, ka paguar 217 mijë lekë dhe tani, në fund të majit, ende nuk e kane pajisur me matës.Ne iu drejtuam OSHEE-së Elbasan, ku inxhinieri Julmir Boja, na tha, se vonesa ka ardhur, për shkak të fluksit të madh të kërkesave për matës dhe avarive të tjera. Por ai premtoi, t’ia zgjidhë problemin qytetarit. Pas ndërhyrjes sonë, punonjësit e OSHEE-së Elbasan, vendosën matësat e këtij pallati, duke sjellë menjëherë dritat. Me meqë gazetarja fitoi bastin me qytetarin, Shefqet Dybeli ia merr valles në banesën e elektrifikuar.
Po bën xhiron e rrjetit lajmi, se në Spanjë po kërkohen 10 mijë vullnetarë nga 50 deri në 70 vjet, për të pirë verë për 4 vjet rresht.Kjo do të bëhet për arsye shkencore, për të ndarë njëherë e mirë mitin nga realiteti, nëse një gotë verë në ditë, bën mirë për shëndetin. Ekipi kërkimor do të drejtohet nga më shumë se 500 mjekë e kërkues. Projekti 2.4 milionë euro, do të financohet nga Këshilli kërkimor europian, për të siguruar pavarësi nga interesat komerciale.
Në 12 maj 2023 transmetuam problemin e një pensionisti. Kolë Shkëmbi në mars 2020 doli në pension, por pensionin mujor nuk e tërhoqi për 33 muaj në degën e Postës Shqiptare nr. 30. Kur u interesua, zbuloi, se pensionin ia kishin tërhequr.Bëhej fjalë për një person me të dhëna të njejta ID-je, por ndryshonte vetëm afati i skadencës së kartës. Shuma e munguar ishte 2 milionë e 126 mijë lekë. Pas kësaj, Kola tha, së cështja vajti te krimi ekonomik dhe në Prokurori. Specialisti i ISSH-së sqaroi, se gabimi ishte bërë nga posta, pasi duhet të ishte verifikuar karta e personit, që ka tërhequr paratë. Ne komunikuam në atë kohë me drejtorin e ISSH-së dhe atë të Postës, që thanë, se këtë ngërc do ta zgjidhnin mes dy institucioneve.Dy vjet pas këtij transmetimi, Kolë Shkëmbi tregon, se pati një kallzim nga ana e Postës ne Prokurori, por Prokuroria ka pezulluar hetimet, sepse nuk gjeti autorin e ketij falsifikimi. Vetë Kola kërkon paratë, që i takojnë, pavarësisht, se cili nga institucionet e ka fajin.Enkeleda Preçi, Përgjegjëse e Sektorit të Shërbimeve Financiare pranë Postës Shqiptare, thotë, se në këto kushte, Posta ka marrë vendim, për t’ia kthyer pensionistit shumën e munguar, plot 2 milionë e 126 mijë lekë.