Jemi në Durrës, ku qytetari Ylli Shahini tregon, se ka 4 vjet, që aplikon në Kadastrën e këtij qyteti, për të marrë një certifikatë pronësie dhe nuk po ia del. Në vitin 2009, në objektin, që kishte në pronësi, bën një shtesë pa leje, dhe në 2021-shin merr leje legalizimi. Në maj 2021 shkon tek notere Brunilda Zalla Çeka dhe bën aplikimin e parë, që mbeti një vit pa përgjigjie. Prej vitesh i kërkuan një sërë dokumentash, të cilat Ylli i plotësoi me durim. Në nëntor të vitit 2024, aplikoi sërish, por sërish nuk gjeti zgjidhje. Ai thotë, se bashkë me noteren ka aplikuar 8 herë në 4 vjet, por pa rezultat. Gazetarja e “Stop” komunikon për këtë problem me Drejtorin e ASHK-së Durrës, Elvis Pengili, i cili sapo njihet me problematikën, i kërkon gazetares të dhënat e aplikimit të fundit. Për 24 orë Ylli Shahini u pajis me certifikatën e pronësië, për të cilën endej prej 4 vjetësh.
