“Mposhteni në Tiranë” Vuçiç merr në tubim trajnerin e kombëtares së Serbisë, i bën një kërkesë për Shqipërinë

Trajneri i ekipit kombëtar serb të futbollit, Dragan Stojković ishte i pranishëm në takimin e Partisë Progresive Serbe, të drejtuar nga Presidenti Aleksandër Vuçiç, në vendlindjen e tij, në Nish.

Vuçiç publikoi foto dhe video me Pixie nga qyteti i tij i lindjes, ku nuk ka jetuar prej dekadash, dhe e falënderoi atë për mbështetjen që po i ofronte, ndryshe nga shumë figura të tjera publike.

“Faleminderit Pixi-t dhe shumë legjendave të Nishit që gjithmonë kanë qenë me Serbinë”, thuhet në postimin e Vuçiç në profilin e tij zyrtar në Instagram.

Gjatë tubimit në Nish, Vuçiç i foli nga skena trajnerit të kombëtares serbe të futbollit, duke i kërkuar që në ndeshjen 7 qershorit në Tiranë, ta mundin Shqipërinë.

“Shumë njerëz nga Nishi harrojnë se çfarë është bërë. E pashë pak kohë më parë dhe tani po shoh që është këtu, ju lutem duartrokitni fort trajnerin e Serbisë, Dragan Stojković, një legjendë e Nishit, i cili nuk u fsheh si shumë të tjerë dhe erdhi të jetë me ne sonte. Në qershor luani atje kundër Shqipërisë, për t’i mposhtur ata”, tha Vuçiç nga skena.

Tubimi i Vuçiçit në Nish u realizua një ditë pasi Presidenti serb mori pjesë në samitin e Komunitetit Europian që u zhvillua më 16 maj në Tiranë.

Ndërkohë, trajneri i ekipit kombëtar serb nuk e ka fshehur asnjëherë mbështetjen e tij për politikën e Vuçiçit dhe nuk hezitoi ta përdorte raportin e tyrë të fortë për të goditur armiqtë e tij nga Shoqata e Futbollit të Serbisë, duke thënë publikisht se ka mbështetjen e “njeriut më të rëndësishëm” dhe se ata nuk mund t’i bëjnë asgjë.

Stojkoviç arriti t’i mposhtë të gjithë kundërshtarët e tij brenda shtëpisë së futbollit serb, mbi të gjithë Branislav Nedimoviçin, i cili donte të ishte kreu i federatës.

Të Fundit