STOP-EMISIONI 182(Sezoni 10) 16 Maj 2025-Rrezikon te bjere pallati, turku ben ndertim pa leje ne mes te Tiranes, video.

Alban Hoxha është një qytetar, që tregon, se një shtetas turk, ka marrë me qira një njësi në katin e parë të pallatit 6 katësh, ku ai jeton, pranë sheshit Wilson.

Turku ka filluar punimet, duke i krijuar Albanit probleme në dysheme dhe në soletën e katit më poshtë.Albani thotë, se kur zbriti poshtë, pa shtetasin turk, që po ndërhynte në strukturën e pallatit. Në këto kushte ai njofton Policisë e Shtetit, IMT-në, Policinë Bashkiake, por Albani thotë, se duhen marrë masa të shpejta, pasi pallati në fjalë ka dalë ds4 nga tërmeti, dhe një dëm tjetër, do të ishte fatal për banorët.Gazetarja u përpoq të komunikojë me shtetasin turk Vildan, por ai nuk ishte në Shqipëri.Në Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Tiranë, drejtori Klajdi Meçi, sqaroi, se pas ankesës së banorëve, ka nisur verifikimi dhe rezultoi, se punimet e turkut, ishin pa leje. Për këtë arsye u mor vendimi për gjobë dhe për prishje. Ndërsa për dëmet, rasti është deleguar për vlerësim në Inspektoriatin e Ndërtimit.

Puthje dhe përqafime falas. Me një pankartë të tillë në dorë, gazetari ynë u është drejtuar qytetarëve, të cilët nuk kanë kursyer puthjet ndaj, madje disa prej tyre, edhe në buzë e qafë.

Një qytetare denoncon në redaksinë tonë një faqe në Facebook, që i ka shitur një vaj për gjunjët.Ajo ka paguar 15 euro, pasi thotë, se ka dhimbje në gjunjë.Dy shishet, që i erdhën me postë, kishin brenda ujë ngjyrë rozë, me një mbishkrim për qëllimin e përdorimit, por pa asnjë të dhënë tjetër mbi përbërësit.Mjeku alternativ Irfan Gjeçi, thotë, se bëhet fjalë për një produkt të dyshimtë, ndaj duhet bërë kujdes me blerjet e pakontrolluara në internet.

Të Fundit