Mbyllet numërimi për Tiranën, Xhaçka i “rrëmben” mandatin Gjylametit për 2 vota

Numërimi i votave preferenciale në qarkun e Tiranës ka përfunduar teksa janë numëruar 1282 qendrat e votimit.

Ish-ministrja Olta Xhaçka ka siguruar mandatin parlamentar duke lënë pas me vetëm dy vota kolegen e saj, Blerina Gjylameti. Xhaçka ka marrë gjithsej 5806 vota, ndërsa Gjylameti 5804.

Ndërkohë, kandidati më i votuar në listën e Partisë Socialiste në Tiranë është Blendi Gonxhja me 22,398 vota, i ndjekur nga Erion Braçe me 21,364 dhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, me 19,113 vota. Më tej renditen Fatmir Xhafaj me 12,677 vota, Ornaldo Rakipi me 9,683 dhe Anila Denaj me 8,783 vota.

Të Fundit