“Gatuaj vetë, nuk kam dado per fëmijën” Linda Rama: Bëra atë që besoja!

Përballë Cecilia Attias, Linda Rama foli për gjithçka, nga të qenit gruaja e kryeministrit të vendit, integrimi i vendit në BE, deri te rizgjedhja e Ramës në krye të vendit.

Studiuesja dhe avokatja e të Drejtave të Njeriut, Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama ishte e pranishme në Forumin Ndërkombëtar Ekonomik që po mbahet në Tiranë. Përballë Cecilia Attias, themeluese e Fondacionit Cecilia Attias për Gratë dhe ish Zonja e parë e Francës, Linda Rama foli për gjithçka, nga të qenit gruaja e kryeministrit të vendit, integrimi i vendit në BE, deri te rizgjedhja e Ramës në krye të vendit.
Ajo tha se ka qenë një sfidë që të ruante identitetin e saj personal dhe profesional pasi u bë bashkëshortja e kryeministrit.
“Do të doja ta nisja me një fakt që të jesh krah Edit në 12 vjet ka qenë mundësi e shkëlqyer për të kontribuuar nga ana ime në një moment historik dhe të rëndësishëm për vendit. Sa i takon profilit, jeta ime është shpenzuar në politikat publike dhe çështjet e zhvillimit. Kam qenë e ndjeshme ndaj grupeve vulnerabël dhe avokate e të drejtave të grave dhe të njeriut. Në një moment të caktuar në kohë përfundova të isha dikush që të isha aktiviste për të drejtat e njeriut në të njëjtën çati me personin që i ishte besuar drejtimi i politikave publike. Sfidë për të dy ne. Kuptova që në fillim që sapo bëhesh bashkëshortja e dikujt që zgjidhet, rreziku është që njerëzit të të shohin vetëm si bashkëshortja e kryeministrit. Në fillim mendova se thjesht do t’i shtoja dimension tjetër profilit tim personal por e kuptova se më duhej të ruaja identitetin tim personal e profesional. Ishte sfiduese. Së pari, ishte e vështirë të tejkaloje skepticizmin e njerëzve. Në fakt unë i jap vetëm makinës, nuk kam dado për fëmijën tim, gatuaj vetë. Nuk e lidhnin vetë këtë lloj narrative me bashkëshorten e dikujt kaq të fuqishëm.”, u shpreh Linda Rama

Linda Rama u ndal edhe te një moment që sipas të cilës e ka bërë të ndihet më me “fuqi” sesa pozita e bashkëshortit të saj. Ajo tregoi se vitin e kaluar përfaqësues të opozitës kishin kërkuar institucioneve evropiane që të mos e pranonin në projektet e tyre. Sipas saj, kjo tregoi se profesionalizmi dhe pavarësia të bëjnë më të fuqishëm sesa politika.
“Përgjatë viteve mendoj se kam bërë atë çfarë synoja të bëja e ku besoja. Pashë që niveli i besimit është rritur dhe në fakt Edi tha që u ndje mirë kur zgjodhët Shqipërinë në raport me Francën në Evropë por kam pasur edhe unë moment që kam ndjerë fuqizim. Vitin e kaluar kur të gjithë anëtarë të opozitës në parlament u mblodhën bashkë dhe iu kërkuan institucioneve ndërkombëtare për të mos pranuar në asnjë projekt të tyrin dhe thashë duan të nxjerrin Edin nga detyra, pse mua? Ishte diçka shumë e mirë të shihje që kisha një profil që ishte si të thuash më me fuqi sesa e kryeministrit. Mendoj se profesionizmi, pavarësia dhe të qenit i drejtpërdrejtë për të thënë gjithçka që mendon në mënyrë të thjeshtë dhe për më tepë të qenit me njerëz gjatë gjithë kohës e konkurron politikën. Këto profile janë të fuqishme. Ndaj njerëzit janë kaq të fortë se në jetët e tyre normale janë profesionistë.”, u shpreh Linda Rama.
U ndal gjithashtu edhe te fitorja e katërt e Ramës, teksa u shpreh se shqiptarët i besuan një mandat të fortë. Linda u shpreh se u ndje e prekur dhe e mallëngjyer nga fakti se ndjeu një lidhje mes prindërve të tyre, dhe asaj çfarë ëndërruan në vitin ’91 për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa.
“Jam entuziaste dhe e preku dhe e mallëngjyer sepse ndjeva sikur po lidhej filli midis prindërve tanë dhe asaj çka ëndërruam në ’91 për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa.”
Mes të tjerash ajo shtoi se Shqipëria meriton që jetë në BE, dhe se ndihet e lumtur që është rritur niveli i besimit ndaj vendit

Të Fundit