Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për mediat me presidentin francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se Franca do të përfshihet në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë.
Rama tha se do të shikojmë më tutje në komunikimet e drejtpërdrejta se si mund të realizohet përfshirja. Ai theksoi “se sot ne e ndjejmë Francën shumë afër dhe në procesin e anëtarësimit dhe nga ana tjetër, rajoni ka fituar një mbështetës shumë të qëndrueshëm dhe besnikë”
“Kemi folur me presidentin dhe për mundësin e përfshirjes së Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës Prishtinë dhe do të shikojmë më tutje në komunikimet e drejtpërdrejta se si mund të realizohet përfshirja e Francës. Më vjen shumë mirë që kur Presidenti erdhi këtu herën e kaluar ishim në shtëpinë e ish-diktatorit Enver Hoxha, e cila ishte zbrazur dhe po fillonte puna për ta transformuar në rezidenca për artisë shqiptarë dhe nga e gjithë bota. Sot, do të jetë kënaqësi e madhe ta shoqërojmë për ta parë në veprim këtë projekt.
Sot ne e ndjejmë Francën shumë afër dhe në procesin e anëtarësimit dhe nga ana tjetër, rajoni ka fituar një mbështetës shumë të qëndrueshëm dhe besnikë, në të gjitha proceset transformuese të momenteve të vështira që duhen zgjidhur dhe për mbështetjen e përfshirjes së rajonit në BE.
Duhet të punojmë më vetën tonë që të kuptojmë që nuk do kemi vitza kaq të zakonshëm të presidentin çdo 18 muaj, do bëjmë më të mirën e mundshme për ta parë Shqipërinë në sytë e President si një vend të rreshtuar me historinë dhe të ardhmen e Francez”, deklaroi Rama.