Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një bilanc paraprak mbi pjesëmarrjen në votime për zgjedhjet e 11 majit, bazuar në të dhënat e transmetuara nga operatorët në terren, si brenda territorit të Shqipërisë, ashtu edhe nga diaspora.
Sipas KQZ-së, nga 3.467.962 zgjedhës të regjistruar në listat zgjedhore, kanë votuar 1.462.138 qytetarë në qendrat e votimit në vend.
“Të dhënat paraprake të transmetuara nga operatorët në sistemin e informacionit në KQZ, për votimin në Shqipëri:
3.467.962 – Numri total i zgjedhësve në listë;
1.462.138 – Numri i votuesve në qendrat e votimit të numëruara;
1.406.514 – Vota të vlefshme;
55.514 – Vota të pavlefshme;
Ndërkohë, 12 kuti votimi janë shpallur të parregullta nga Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor dhe nuk janë përfshirë në procesin e numërimit.
Sa i përket votimit nga jashtë vendit, KQZ bën me dije se 245.953 zgjedhës të diasporës janë miratuar për të votuar përmes shërbimit postar.
Vota e diasporës:
245.953 – Numri total i zgjedhësve të miratuar nga KQZ
194.889 – Numri total i zarfeve të shërbimit postar
147.024 – Numri total i zarfeve të numëruar
145.316 – Vota të vlefshme
1532 – Vota të pavlefshme
KQZ sqaron se këto të dhëna nuk përfshijnë votat e mbërritura nga Greqia, të cilat do të trajtohen në përputhje me vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve të datës 16 maj 2025.
Ky bilanc paraqet të dhëna paraprake dhe mbetet të konfirmohet pas përfundimit të plotë të numërimit dhe verifikimit zyrtar të rezultateve.