STOP-EMISIONI 180(Sezoni 10) 14 Maj 2025-Mashtron 91 vjecarin, i merr parate e hipotekes e zhduket pa bere aplikim.

Në redaksinë tonë është ankuar 91 vjecari Bardhok Gjikola, i cili fillimisht ka pasur një problem me ndërtuesin, të cilit i ka blerë shtëpinë. Pas gjyqeve, që përfunduan në favor të tij, në 24 tetor 2023 paraqitet në një zyrë shërbimi online, tek asistenti Lorenc Agolli, ku e kishte sugjeruar avokati i tij Përparim Rama. Pasi Lorenci aplikon për certifikatë pronësie në Kadastër, i moshuari tregon, se i dha 115 mijë lekë, dhe pas 35 ditësh do të pajisej me dokumentin. Por afati kaloi dhe Lorenc Agolli i tha, që do të bënte një aplikim të dytë, pas të cilit duhet të priste edhe 35 ditë të tjera. 6 muaj më pas, zoti Gjikola thotë, se nuk i është zgjidhur problemi.91 vjecari mësoi në hipotekë, se pagesa e tij nuk ishte bërë dhe kamatë vonesa kishte shkuar 2 milionë e 200 mijë lekë.Ne tentojmë të gjejmë asistentin e shërbimeve Lorenc Agolli, por ai nuk ndodhet në zyrë. Ndërsa avokati Përparim Rama, shpjegon, se ka dëgjuar, që ai luan bixhoz.

Që nga dita e diel shkollat janë zënë nga grupet e numërimit, që ka bërë, që të pezullohet mësimi për fëmijët. Një numërues votash, nuk e ka mbajtur dot entuziazmin, ndërsa ka bërtitur me të madhe, kur në fletën e votimit ka parë emrin e Erion Braces.

Për problemin e 91 vjecarit Bardhok Gjikola, të cilit asistenti i shërbimit Lorenc Agolli i mori paratë dhe nuk aplikoi në Kadastër për shtëpinë, komunikojmë me shefin e Komisariatit numër 2 Ritvan Pali, për një denoncim dhe marrim premtimin, se do të bëhen kërkime për rastin.Pas pak kohësh “Stop”, në bashkëpunim me Komisariatin numër 2, bien në gjurmët e mashtruesit Lorenc Agolli, duke ballafaquar palët. U ra dakord, që Lorenci brenda pak ditësh, të shlyente të gjitha detyrimet. Dhe në fakt kështu ndodhi, pasi të moshuarit, iu pagua shërbimi i kadastrës bashkë me kamatën, 2 milionë e 270 mijë lekë, pagesë pas të cilës, nisi procedura e aplikimit për pajisjen me certifikatë pronësie për shtëpinë e 91 vjecarit.

Të Fundit