Rrëmbimi i 29-vjeçares në Tiranë: U njohën në rrjete sociale, vajza s’pranoi të shkonte në shtëpinë e autorit, tentoi të hidhej nga makina

Policia ka arrestuar një 29-vjeçar, i cili për disa orë mori penga një vajzë në zonën e Astirit në Tiranë.

Gjatë kontrollit në automjetin e 29-vjeçarit, u gjet një sasi kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

I hoqi lirinë për disa orë një 29-vjeçareje dhe e kanosi atë, për motive të dobëta, vihet në pranga 29-vjeçari.

Sekuestrohet një sasi kokaine që u gjet në automjetin e 29-vjeçarit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se në Astir, një shtetase ishte marrë me forcë në automjet, kanë organizuar menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i ndërhyrjes në kohë dhe i veprimeve të shpejta policore, u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi: J, Sh., 29 vjeç, banues në Lushnjë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se dje, ky shtetas, ka marrë me forcë në Astir, një 29-vjeçare dhe e ka mbajtur disa orë në automjetin e tij, duke e kanosur.

Gjatë kontrollit në automjetin e 29-vjeçarit, u gjet një sasi kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Nderkohe detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me rrëmbimin e një 29-vjeçareje në Tiranë.

Autori J.Shima ishte njohur me 29 vjeçaren në rrjetet sociale dhe e kishin lënë për t’u takuar.

Ata u takuan në Tiranë dhe konsumuan darkë dhe ai e ftoi për në shtëpinë e tij, por 29 vjeçarja nuk pranoi.

Pa vullnetin e saj ai e çoi në Lushnjë me makinën e tij, sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat.

Gjatë rruges vajza ka tentuar disa herë të hidhet nga makina dhe ai e ka qëlluar me shpullë.

Kur vajza ka refuzuar ashpër shoqërinë e tij e ka kthyer në Tiranë dhe e ka lënë jashtë banesës së saj.

Të Fundit