Do të trajtojmë në këtë pjesë të emisionit një ngjarje të ndodhur në verën e vitit 2023 në Sarandë në një biznes, që operon prej më shumë 25 vjetësh në fushën e hotelerisë. Në këtë biznes po zhvillohej një aktivitet për Butrintin dhe ishin të ftuar personalitete të televizionit, artit dhe politikës.Rreth orës 23:00 të mbrëmjes në biznes zbarkojnë forcat e policisë Sarandë, pa uniforma apo shenja identifikuese të policisë së Shtetit. Ata mbyllin muzikën dhe shoqërojnë pronarin e lokalit dhe disa persona të tjerë, edhe pse nuk kishte asnjë ankesë, apo denoncim për zhurma.Avokati Arben Llangozi shpjegon, se pronarët e lokalit bënë kallzim ndaj policië për këtë aksion arbitrar.Meqë u përball me kallzimin, policia u kundërpërgjigj, duke bërë dhe ajo një kallzim për kundërshtim të forcave të policisë për pronarin dhe vëllain e tij. Por ky i fundit nuk ishte fare prezent atë natë.
Një qytetar në Elbasan nuk ka votuar asnjë nga partitë politike në zgjedhjet e 11 majit, por ka shënuar në fletë “Forca Real Madrid”. Kjo duket se vjen si përgjigje ndaj një tjetër tifozi, që dy vjet më parë, në zgjedhjet lokale, kishte shkruar në fletën e votimit “Forca Milan”.
Prokurorja Esmeralda Basho, e ngarkuar me cështjen, e ka zvarritur për dy vjet cështjen dhe sipas avokatit, ajo dukshëm ka mbajtur anën e forcave të policisë.Zonja Basho e bazon akuzën në pamjet filmike dhe tek një celular, që ka filmuar policët atë mbrëmje.Por këto dy prova, që tregojnë situatën ndryshe, janë zhdukur.Ish-prokurori Eugen Beci tregon procedurën, sesi merret një provë nga kamerat e biznesit.Ndërsa mënyra e përdorur, sipas tij, është amatoreske dhe nuk i shërben zbardhjes së ngjarjes. Ish-drejtuesi i Policisë Shkencore, që ka analizuar videon, nuk evidenton asgjë, madje as shenjat dalluese të policisë së shtetit. Një detaj tjetër mbi manipulimin e këtij rasti, është dhe relacioni i mbushur me gabime drejtshkrimore dhe lapsuse, që janë marrë të gatshme.Ne përballemi me prokuroren Esmeralda Basho, e cila rezulton edhe vajzë xhaxhai me dy punonjës policie. Por përfaqësuesja e akuzës, zgjodhi të heshtë.