U aksidentua me motor në aksin Himarë-Borsh, ndërron jetë turistja austriake

Një i vdekur dhe 1 i plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur të hënën në aksin Himarë-Borsh.

Policia tha se motori ku udhëtonin 2 shtetas të huaj është përplasur nga një automjet në këtë aks.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjerja në motomjetin që drejtohej nga shtetasi austriak F. P.

Grupi hetimor, po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të Fundit