SPAK ka reaguar lidhur me krimet zgjedhore. Prokuroria e Posaçme po heton 39 kallëzime për krimet zgjedhore, ku 17 kallëzime janë dërguar për verfikim në polici, për 25 kallëzime u vendos mosfillimi i hetimit.
Njoftimi i SPAK:
39 materiale kallëzuese kanë kaluar në fazën e hetimit (janë regjistruar si procedime penale).
25 janë vendime për mosfillim të hetimit penal.
24 materiale kallëzuese janë dërguar për kompetencë në prokuroritë e rretheve gjyqësore.
17 materiale janë dërguar për verifikim në Drejtorinë Vendore të Policisë. (për informacion shtesë ose për kryerje të veprimeve të para).
1 material është bashkuar me një çështje tjetër ekzistuese. Pjesa e mbetur është në proces verifikimi.
21 janë iniciuar mbi bazën e referimeve nga Policia e Shtetit.
1 është referuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.
8 janë nisur kryesisht nga SPAK.
3 kanë ardhur si rezultat i kallëzimeve nga shtetas të ndryshëm.
3 janë referuar nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.
3 janë bazuar në kallëzimet e subjekteve politike.
33 procedime janë regjistruar për veprën penale të nenit 328 (korrupsionit aktiv në zgjedhje).
4 procedime janë regjistruar për të dy nenet, respektivisht, sipas nenit 328 me nenin 328/b (korrupsioni aktiv/pasiv në zgjedhje).
1 procedim është regjistruar sipas nenit 328/a (përdorimi i funksionit publik për qëllime politike).
1 procedim është regjistruar për nenin 328/a (përdorimi i funksionit publik për qëllime politike dhe nenin 248 (shpërdorimi i detyrës).