Spiropali në Vorë: PS ka fituar me diferencë të thellë, KQZ do shpallë rezultatin

Drejtuesja politike për qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali ishte në Vorë, ku edhe pritet që të dalë rezultati i votimit elektronik. Ajo tha se tashmë shpallja e rezultateve është çështje teknike, por PS ka fituar me rezultat të thellë.

“Rezultati i votimit elektronik duhet të kishte dalë që mbrëmë. Ky është qëndrimi ynë. Ne investuam në votimin elektronik për Vorën dhe njësinë 10 për të vazhduar traditën e pasqyrimit të rezultateve në kohë reale, u bashkia e Vorës do të ishte bashkia e parë që do të shpallte fitoren e thellë për Partinë Socialiste siç u shpall dhe nga ky numërim sot.

Partia Socialiste ka fituar në Vorë ashtu si pritej me një diferencë të thellë për shkak të punëve të mira që ne kemi bërë këtu. Ne sapo e morëm rezultatin tonë i cili u përcoll te KQZ-ja, tani është procesi teknik që KQZ-ja të shpallë rezultatin. Ne kemi një diferencë shumë të thellë. PS ka një rritje në përqindje nga 2021, diferenca është thelluar”,-tha Spiropali.

Të Fundit