“Je debile, s’ta kam unë fajin!” – Rrëzohet në punë, shefja e ofendon dhe e lë pa rrogë

Besnike Miti, denoncon në redaksinë tonë zonjën Luljeta Pashollari, e cila ka një pasticeri në zonën e Pazarit të Ri. Ajo tregon, se nisi punë në mesin e tetorit 2024, por e pa siguruar muajin e parë, pasi ishte në provë.Në muajin dhjetor i ndodh një incident në pune dhe thyen krahun, e për këtë mori 15 ditë leje e më pas një muaj. Kur Besnikja paraqitet në punë, për të rifilluar, sheh se e kishin zëvendësuar. Ajo kërkon raportin mjeksor 15 ditor, por i thonë, kur të kenë para, ndërsa një muaj duhet t’ia marrë shtetit.Pas ndërhyrjes së gazetares, dy pronarët ia paguajnë shumën për 15 ditët e punës, ndërsa për pjesën tjetër, i thonë, se ka aplikuar ekonomisti te sigurimet.

Per rastin e zonjes Besnike Miti, e aksidentuar nw punw, ne interesohemi te ISSH, ku aplikimi per raportin e saj, nuk është bërë fare.Madje pronarja nuk i kursen as sharjet dhe fyerjet ndaj ish-punonjëses.Gazetarja iu drejtua Inspektoriatit Shtetëror të Punës, ku pas komunikimit me Kryeinspektorin Ardit Shabanaj, na thanë, se subjekti nuk ka njoftuar për aksidentin, dhe për këtë rast, do të ngrihet një grup pune për inspektim. Vetëm për mosnjoftim, subjekti do të gjobibet me 1 milionë lekë, ndërsa grupi i punës, do të verifikojë shkeljet e tjera të mundshme.

Të Fundit