“Do të të marr zvarrë”/ Konflikti me qytetarët në Vorë, nisin hetimet për Flamur Nokën

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka është vënë nën hetim pas kallëzimit të dy qytetarëve me të cilët u përplas sot në Qendrën e Votimit në Vorë.

Sipas njoftimit zyrtar, ai u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, pasi komunikimit me Prokurorin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. N, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, për veprën penale “Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Procedimi në gjendje të lirë nisi pasi në bazë të kallëzimeve të shtetasve Xh. A., 29 vjeç dhe M. D., 33 vjeç, ky shtetas ditën e sotme, në Vorë, i ka penguar dhe kanosur për të ushtruar të drejtën e votimit.

Materialet procedurale do t’i referohen Spak, për hetime të metejshme.

Të Fundit