“Pse nuk e pranon humbjen”, Flamur Noka kërcënon qytetarin në Vorë: Ta tregoj unë ty, do të marr zvarrë

Një incident ka ndodhur në Vorë, teksa vijon procesi i votimit.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, ka kërcënuar në një qendër votimi në Vorë.

Qytetari iu drejtua Nokës duke u shprehur se duhet të pranoj humbjen, çka ka sjellë shpërthimin e demokratit duke kërcënuar më pas qytetarin.

Përplasja brenda QV:

Noka: Ta tregoj unë, të tregoj unë ty. Do të zvarris, dil përjasht

Qytetari: Ore zotëri, jam qytetar i Vorës, po votoj. Pranoje humbjen

Noka: Do të zvarris, do të marr zvarrë

Të Fundit