Ashtu si në vitin 2021, kryesocialsiti Edi Rama nga Kuçi i Vlorës ka vendosur bastin se sa mandate do të marrë forca e tij politike në zgjedhje.
Parashikimi i Ramës vjen ndërsa na ndajnë edhe 3 ditë nga zgjedhjet dhe Rama parashikon që më 11 maj, PS merr minimalisht 78 deputetë nga 74 që ka aktualisht.
Rama ve bast se PS ka 100% shanse që më 11 maj të marrë nga 1 deputet më shumë në Dibër, Shkodër, Elbasan dhe Fier.
Ndërsa shansi 50% sipas Ramës është që marrin 88 mandate në rang kombëtar.
Keshtu, ndërsa na ndajnë vetëm tre ditë nga zgjedhjet parlamentare, kryeministri Edi Rama dhe ekipi i tij në Partinë Socialiste kanë bërë projeksionet e tyre për rezultatin që pritet të sjellë vota e qytetarëve.
Një dokument që qarkullon në rrjet, i titulluar “Memorandum 2”, përmban llogaritjet e detajuara të kryeministrit për ndarjen e mandateve në 12 qarqet e vendit. Në kolonën e parë janë listuar 74 mandate të sigurta; në të dytën, Dibrës, Shkodrës, Elbasanit dhe Fierit u shtohet nga një mandat, ndërsa Tirana mbetet e pandryshuar. Sipas këtij projekti fillestar, Rama parashikon që PS të sigurojë 78 deputetë.
Por nuk mbaron me kaq. Në kolonën e tretë, që paraqet variantin optimist me 50 % siguri shtesë, Tiranës i shtohen edhe dy mandate të tjera, duke e çuar parashikimin total në 88 deputetë!
Ja letra e llogarive të Ramës!