Ekzekutimi i 34-vjeçarit në Has, autori në rrjetet sociale: E hoqa qafe për t’u dhënë një mësim atyre që bënin si të fortë me familjen time

Ylber Jaku, autori i vrasjes së 34-vjeçarit Reshit Sallahun pasditen e së mërkurës në Has, kishte bërë edhe një postim në rrjete sociale për krimin e rëndë. 41-vjeçari, i cili ishte kthyer nga Anglia një ditë para kryerjes së krimit, ai lë të kuptohet se familja e tij ka pasur përplasje të vazhdueshme me atë të viktimës.

“Shërbimet sekrete shqiptare kanë vënë rrugeçër për të fyer anëtarët e familjes time. Më duhej të hiqja qafe njërin prej tyre, arsyeja është e qartë, për t’i dhënë një mësim të tjerëve që prisnin në radhë për t’u treguar të fortë me mua dhe familjen time”, ka shkruar autori i vrasjes në rrjete sociale.

Ngjarja ndodhi pasditen e së mërkurës në fshatin Pla të Hasit, 41-vjeçari Ylber Jaku dyshohet e ka pritur 34-vjeçarin disa metra nga shtëpia, dhe sapo ka zbritur nga mjeti dhe e ka qëlluar duke i marrë jetën. Policia tha se ngjarja ka lidhje me konfliktin e raportuar më 6 maj, ku dy bashkëshortë përfunduan në spital pasi u sulmuan nga një 21 vjeçare.

Postimi i autorit në rrjete sociale:

Ekzekutimi i 34-vjeçarit në Has, mesazhi që la autori në

Të Fundit