Tjetër rast i drogës me postë nga Amerika, arrestohen dy të rinj në Vorë

Policia në kryeqytet ka goditur një tjetër rast të trafikut të kanabisit me postë nga SHBA-të.

Blutë kanë vënë në pranga shtetasit Kevin Qorpasha dhe Dion Hoxha, të cilët janë arrestuar sapo kanë marrë pakon me 1 kg e 52 gram kanabis me përqindje të lartë THC, në një degë postare në Vorë.

“Në vijim të aksioneve policore intensive, me fokus goditjen e rasteve të trafikimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, nga ShBA, me qëllim shitjen në vendin tonë, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, Komisariatin e Policisë Rinas dhe Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare, finalizoi operacionin “Pako 5”. Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit K. Q.,24 vjeç dhe D. H.,22 vjeç, të dy banues në Tiranë. Ata u kapën në flagrancë, menjëherë pasi morën në një degë postare në Vorë, një pako me 1 kg e 52 g Cannabis me përqindje të lartë THC, të trafikuar nga ShBA, me qëllim shitjen në Shqipëri”, njofton policia.

Të Fundit