STOP-EMISIONI 175(Sezoni 10) 7 Maj 2025-Me demence progresive, e moshuara i dhuron 7 prona njeres vajze, video.

Denoncimi i rradhës ka të bëjë me një 82 vjecare, që vuan me demencë dhe gjatë kësaj kohe, ka bërë kalimin e 7 pasurive te njëra nga vajzat e saj, përmes noteres Anila Haxhiu. Vajza tjetër e saj, Denisa Shuteriqi, është lënë jashtë trashëgimisë dhe e gjithë pasuria i ka kaluar Marinelës.Kur Denisa i kërkon shpjegime noteres Anila Haxhiu, kjo e fundit i thotë, që ta ndjekë me gjyq dhe i bën kallzim për përndjekje.Mjeku specialist Pavllo Djamandi shpjegon, se demenca është një sëmundje, që prek trurin, nsi me gjuhën e kujtesën dhe bëhen dy teste, që përcaktojnë shkallën e dëmtimit.

Pak ditë më parë kryeministri Rama ishte në Dibër, në vijim të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.Rama, bashkë me artistë e aktivistë lokalë, u ul duke kënduar këngën e Hajredin Pashës. Të njejtën gjë përsëriti në Dibër edhe Berisha pak ditë më vonë, bashkë me mbështetësit e tij. Forcat kryesore politike, në këtë mënyrë, janë vënë më shumë në garë folkori, sesa në atë të programeve, duke e bërë fushatën, që t’i ngjajë Festivalit të Gjirokastrës.

Për situatën e të moshuarës Leni Shuteriqi, pyesim neurologun Enver Halili, se ku është bazuar, që e ka cilësuar 82 vjecaren të aftë mendërisht për të marrë vendime, në një kohë, që testi specifik e ka nxjerr nën kufirin e normalitetit. Mjeku thotë, se për këtë, do të mbajë përgjegjësi në gjykatë.Psikiatrja Ina Prifti pohon, se ka dalë me vendimin, se e moshuara është e aftë të marrë vendime, pasi atë ditë i ishte dukur mirë.Vetë denoncuesja, Denisa Shuteriqi, shkon te noterja Anila Haxhiu, por ajo me të shoqin, e nxjerrin zonjën jashtë me dhunë e therrasin policinë, me pretendimin e fyerjes.Në fund marrim takim me vetë 82 vjecaren, e cila duket, që vuan nga demenca e ka dëmtime në gjykim e në kujtesë.

Të Fundit