Në nëntor të vitit të kaluar treguam rastin e rëndë të zonjës Floresha Koçi, e cila prej 25 vitesh ka qenë e martuar me Bledar Koçin dhe prej vitesh është dhunuar prej tij. Por së fundi, kur ajo zbuloi tradhëtinë e të shoqit, dhuna ndaj saj u shtua. Floresha na tregoi edhe video të dhunës, pasi pa të shoqin në makinë me një vajzë.Në një tjetër rast dhune, bashkëshorti Bledari hyri në biznesin, që kishin bashkë, duke e goditur 3 herë në kokë, thyer celularin dhe gjuajtur me sende te forta. Episodi i fundit ndodhi në Gjykatën e Elbasanit, kur Floresha do të merrte urdhër mbrojtjeje nga Gjykata. Bashkëshorti u konfliktua me vëllezërit e saj dhe policia e Elbasanit e mori atë vetë dhe katër vëllezërit, duke lënë agresorin sërish të lirë. Floresha dhe vëllai i sëmurë u lanë në arrest shtëpië, ndërsa Bledari sërish u la i lirë. Pas transmetimit tonë, avokati Arben Llangozi, shprehet, se për këtë rast, Gjykata e Elbasanit pasi pa të gjitha provat, vendosi masën “dënim me një vit burg” për Bledar Koçin, ish-bashkëshortin e zonjës dhe hetimi për cështje të tjera penale vazhdon.
