Jemi në Tiranë në familjen Hasanaj, ku kryefamiljari Tomor Hasanaj është i diagnostikuar me sëmundje kronike mushkërish. Në 5 vitet e fundit gjendja e tij është rënduar dhe mjeku i Sanatoriumit i thotë, se duhet të bëjë terapi me oksigjen 24 orë në banesë. Kostoja e oksigjenit shkon 200 mijë lekë në muaj, sa është pensioni i njërit prej të moshuarve, ndaj ata e kanë të pamundur ta përballojnë.Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të kujdesit shëndetsor miraton listat e barnave të rimbursueshme, por këtu qytetari nuk gjen zgjidhje.Në këtë institucion nuk kanë asnjë informacion për rimbursimin e oksigjeno-terapisë.Spitalet dhe poliklinikat kryesore në kryeqytet thonë, se qytetarët duhet të zgjidhin vetë cështjen e trajtimit me oksigjen.Pak kohë më parë janë bërë ndryshimet në listën e barnave të rimbursueshme dhe oksigjenoterapia nuk është parë e arsyeshme të përfshihet.Mjeku Ilir Alimehmeti, shprehet, se kjo procedurë, duhet t’u sigurohet nga shteti pacientëve kronikë.
Një video e filmuar nga një qytetar, tregon, se macja ka zgjedhur një tjetër parten në shee dhe nuk është miu. Pranë një fëmije dhe një karroce për të, macja është regjistruar duke u zënë me një qen.
Në nëntor të vitit të kaluar treguam rastin e rëndë të zonjës Floresha Koçi, e cila prej 25 vitesh ka qenë e martuar me Bledar Koçin dhe prej vitesh është dhunuar prej tij. Por së fundi, kur ajo zbuloi tradhëtinë e të shoqit, dhuna ndaj saj u shtua. Floresha na tregoi edhe video të dhunës, pasi pa të shoqin në makinë me një vajzë.Në një tjetër rast dhune, bashkëshorti Bledari hyri në biznesin, që kishin bashkë, duke e goditur 3 herë në kokë, thyer celularin dhe gjuajtur me sende te forta. Episodi i fundit ndodhi në Gjykatën e Elbasanit, kur Floresha do të merrte urdhër mbrojtjeje nga Gjykata. Bashkëshorti u konfliktua me vëllezërit e saj dhe policia e Elbasanit e mori atë vetë dhe katër vëllezërit, duke lënë agresorin sërish të lirë. Floresha dhe vëllai i sëmurë u lanë në arrest shtëpië, ndërsa Bledari sërish u la i lirë. Pas transmetimit tonë, avokati Arben Llangozi, shprehet, se për këtë rast, Gjykata e Elbasanit pasi pa të gjitha provat, vendosi masën “dënim me një vit burg” për Bledar Koçin, ish-bashkëshortin e zonjës dhe hetimi për cështje të tjera penale vazhdon.