Kryeministri ndodhet sot në Shkodër ku po zhvillon një takim me qytetarët, në kuadër të zgjedhjeve elektorale të 11 majit.
“Shtysa që të ndërmarr këtë cikël prezantimesh të panoramës së përgjegjshme ekonomike dhe të investimeve të bëra në 3 mandate, më ka ardhur në mënyrë të befasishme pas një mbrëmjeje kur po lundroja nëpër pasqyrat e botës, gjë që e bëj çdo natë vonë. Mu desh të hyja në pasqyrat e kënetës këtu sepse ishte shfaqja e parë e anketimit të parë të atij sondazhistit të Trump…
..atëherë mendova pse duhet të tregojmë disa të dhëna pse populli nuk është i trembur i shitur apo i blerë. Por nëse populli mendon që vendi po shkon në vendin e duhur kjo është sepse reflektohet jetë a e tyre e përditshme.
Thonë njerëzit po vdesin për buke dhe nuk kanë ujë, nuk janë rritur pagat, por njerëzit e dinë ndryshimin.
Sa ç’janë ndërtuar rrugë fshati në një dekadë nuk janë bërë në të gjitha vitet e marra së bashku.
Nuk është populli problemi, problemi është që informacioni për punët e bëra nuk është pasqyruar. Nuk ka vend për lajmet e mira.
Nëse nuk do të ishin bërë këto punë nuk do të ishin në dyert e BE sepse për negociatat BE nuk merret me politikë fare.
Prodhimi i brendshëm është rritur me 2.5 herë. Projeksionet tona nuk janë si përrallat e bufit, si këto që lëshojnë partitë që vijnë vërdallë, janë projeksione të qeverisë së vendit, nuk janë projeksione për të marrë vota.
Punojmë shumë me ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë. Drejtpërdrejtë me mua punon krye ekonomisti i Merkel që punoi me të për 10 vite. Nuk mund të dalim si qeveri të bëjmë projeksione surreale sepse pa mbaruar mbledhja me vjen një telefonate nga grupet negociatore e më thonë, çfarë është kjo? Sepse negociatat janë marrëveshje mes një shtëpie të pasurish me 27 anëtarë dhe një shteti që duhet të kalojë check up dhe të provojë që është një shtet me institucione që flet e bën gjërat siç duhet. Nuk mund të hedhim fishekzjarrë e të themi do të bëjmë 500 euro pensionet.
Ne nuk jemi në garë me Gjermaninë, dikur ishim të dytët pas tyre. Ne krahasohemi me veten dhe rajonin. Jemi në një rajon që ishte më parë se ne. Që ka trashëguar një bazë industriale që ne e shkatërruam në fillim të viteve 1990”, tha ai.