Qëlloi me shuplakë djalin e saj të mitur, e pëson nëna 43-vjeçare te “Liqeni Artificial”

Ndodh edhe keshtu! Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Tiranë ku një nënë 43-vjeçare është denoncuar në polici pasi ka qëlluar djalin e saj të mitur.

Policia njofton se në zonën e njohur të Tiranës si “Liqeni Artificial, një shtetase me ininciale B.Gj, 54 vjeç, ka lajmëruar Policinë pasi shtetësja E.D, ka qëlluar me pëllëmbë djalin e saj të mitur.

Menjëherë blutë kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku dhe kanë proceduar penalisht 43-vjeçaren. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:

Referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. D., 43 vjeçe, pasi shtetasja B. Gj., 54 vjeçe, kallëzon se tek “Liqeni Artificial”, 43-vjeçarja, ka qëlluar me pëllëmbë djalin e saj të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të Fundit