STOP-EMISIONI 170(Sezoni 10) 30 Prill 2025-“Jam ne vaki, kupton?”, e njeh ne fb mashtruesi i merr 17 mije euro.

Mashtrimi online është kthyer në një sport popullor në Shqipëri. Këtë herë, qytetarja e drejtuar në redaksinë tonë, tregon, se ka marrë një patentë false, për të cilën ka dhënë 1200 euro. Ajo tregon, se jeton në Itali dhe në vitin 2023 është njohur në facebook me shtetasin Arjan Seferaj. Pas disa bisedave, Arjani i premtoi t’i bënte patentë për 1200 euro. Pas kësaj Arjan Seferaj e ka mashtruar edhe për apartament, duke i zhvatur shumën 16 mijë euro, për kontratat e ujit e dritave. Arjani i ka thënë, se punon të FSHU-ja, por sa herë që zonja përpiqet ta kontaktojë, ai ose shtiret si i sëmurë, ose thotë, se është në një vaki.Në një audioregjistrim, që zonja disponon, Arjan Seferaj pranon, se ka marrë lekët dhe do të dorëzojë celësat e apartamentit, por kjo nuk ndodhi kurrë dhe Arjani thjesht u zhduk.

Kryesuesi demokrat i qarkut Dibër, Xhelal Mziu, është shfaqur në një video i hipur mbi një kalë, duke u shprehur, se ka dalë të mbledhë vota derë më derë si në kohë të Skënderbeut.Lulzim Basha është shfaqur duke luajtur bilardo e duke futur në gropë numrat 1 dhe 5, për të triumfuar numri 4, që përkon me numrin e tij në fletën e votimit. Në një tjetër episod të shfaqjes së tij elektorale, Basha është takuar me një fermer, ku një karrotë me katër degëzime e ka quajtur shenjë nga Zoti, për të votuar euroatlantikët dhe numrin 4 në 11 maj.

Qytetari Eugjen Avrami tregon, se ka që në 19 mars, që nuk po merr dot shërbim nga ana e kadastrës. Ai thotë, se ka një pronë, që ndodhet në qytetin e Fierit, pronë, në të cilën janë tre bashkëpronarë. Eugjeni kërkon ta kalojë në emrin e tij të gjithë pronën, por edhe pse ka bërë aplikim, nuk i jepet shërbimi, që duhej të kryhej për pesë ditë.Pas ndërhyrjes së gazetarit të “Stop” Eugjen Avrami, tregon, se pas një muaji pritjeje, i shkuan dokumentet e kërkuara nëpërmjet aplikimit në e-albania.

Të Fundit