Zyrtarët e policisë takuan Roven Zekën në paraburgim pa autorizim, SPAK nis hetimet

SPAK ka nisur veprimet hetimore përfshirë marrjen në pyetje të disa zyrtarëve policorë, lidhur me takimet e pa autorizuara me të paraburgosurin për korrupsion Roven Zeka.

SPAK ka marrë deklarimet e të paktën 2 shefave të komisariateve në kryeqytet, ndërsa është sekuestruar edhe një pajisje telefonike.

Ndërkohë, edhe një biznesmen ka qenë subjekt i hetimit të prokurores Elida Kaçkini.

Organi hetues ka sekuestruar kamerat e sigurisë, si dhe ka pyetur personat përgjegjës në Bllokun e Sigurisë në “Mine Peza”, për të hedhur më tepër dritë mbi takimet me të paraburgosurin dhe qëllimin e tyre.

Shef i Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës Roven Zeka bashkë me Sokol Novakun shef i hetimit të aksidenteve dhe oficerin e policisë rrugore Edison Tabaku ranë në pranga disa ditë më parë  në kuadër të një hetimi të SPAK, dhe dyshohet se kanë marrë para për manipulimin e provave për një aksident rrugor.

Të Fundit