Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Fier, ku një 56-vjeçare është përleshur me dhëndrin e saj (bashkëjetuesi i vajzës).
Shërbimet e Komisariatit informuan sot se referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për F. Y., 41 vjeç, banues në Vlorë dhe L. Rr., 56 vjeçe, banuese në fshatin Marinëz, të cilët janë përleshur mes tyre.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. Y., 41 vjeç, banues në Vlorë dhe L. Rr., 56 vjeçe, banuese në fshatin Marinëz (nëna e bashkëjetueses së 41-vjeçarit), pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit”, bën me dije policia.