Krimi makabër/ Filipinezi nuk u ndal as pas vrasjes, përdori telefonin e Ilarias për të zbuluar nëse kishte lidhje me dikë pas ndarjes me të

Vrasja e Ilaria Sulës është një nga vrasjet që ka tronditur së fundmi Italinë por edhe vendin tonë pasi 22-vjeçari ishte me orgjinë shqiptare. Ajo humbi jetën tragjikisht në duar e ish-të dashurit të saj filipinez Mark Samson ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar shkaqet e ngjarjes.

Ajo që është vënë re nga hetuesit është se Samson ishte i fiksuar me Ilarian dhe se kishte tentuar të merrte kontakte te saj nga kompjuteri për të mësuar rreth jetës së saj dhe nesë ishte me dikë tjetër pas ndarjes. Një djalë nga Cassino, që kishte komunikuar me Ilarian pas vrasjes, është tashmë një nga dëshmitarët kyç në hetimin e drejtuar nga prokurori Giuseppe Cascini.

Ai kishte marrë mesazhe nga telefoni i saj, por jo nga ajo, pasi mesazhet ishin dërguar nga vetë Samson, i cili përdorte telefonin e viktimës për t’u shtirur si ajo dhe për të zbuluar nëse kishte nisur ndonjë lidhje të re.

Më 25 mars, Samson u fut në shtëpinë e saj dhe u përpoq të marrë laptopin. Shoqet e shqiptares e ndaluan por ai arriti të fotografojë ekranin. Nga hetimet mësohet se qëllimi i këtij veprimi ishte të zbulonte me kë komunikonte ajo në rrjetet sociale. Fotoja kap një listë kontaktesh që më pas provokoi një përballje të ashpër, e pas kësaj dyshohet se Ilaria e zemëruar shkoi në shtëpinë e tij për ta përballur.

Sipas dëshmive të dy miqve të Samson, që pas ndarjes në fund të janarit, ai kishte nisur ta përndiqte Ilariën në mbrëmje, kur ajo dilte me shoqet. Ndihmë të rëndësishme pritet të japin analizat e dy telefonave, ai i Samson dhe ai i viktimës, i cili ishte fshehur në rrugën Homs nga nëna e tij.

Më 25 mars, në orën 21:37, Ilaria bleu një biletë autobusi për në shtëpinë e Samson, e që nuk u kthye më kurrë në banesën ku jetonte me shoqet e saj. Samson pretendon se ajo kishte ardhur për t’i sjellë rroba dhe kishte vendosur të qëndronte për të fjetur. Por kjo duket gjithnjë e më pak e besueshme. Dyshohet se mes tyre ndodhi një përplasje verbale, ndoshta për shkak të xhelozisë së Samson për një mesazh nga një djalë tjetër.

Me djalin nga Cassino, Samson komunikoi në mënyrë të tillë që të mos ngjallte dyshime, por në fakt përpiqej të zbulonte nëse kishte një lidhje mes tyre. Ndryshe nga mesazhet qetësuese që dërgonte te prindërit dhe miqtë e viktimës, këtu qëllimi ishte investigativ, një përpjekje për të kontrolluar jetën e saj, edhe pas vdekjes.

Në një letër që Samson thuhet se ka dërguar së fundmi prokurorëve, ai shfaq gatishmëri për të treguar një version tjetër nga ai i mëparshmi, duke hedhur poshtë rrjetën e gënjeshtrave që ndërtoi pas krimit.

Të Fundit