Florian Zenunaj nga Fieri, është drejtuar në redaksinë tonë, pasi tregon, se kishte një apartament, që e kishin blerë në Tiranë me ish-bashkëshorten e tij. Qytetari largohet në emigrim dhe i lë prokurë ish-bashkëshortes, për të shitur pronën dhe automjetin. Zonja i shet, por nuk i jep asnjë pjesë Florianit, edhe pse prona ishte përfituar gjatë martesës. Cifti u nda, por nuk mundi të marrë atë, që i takon.Ne kontaktuam zonjën, e cila na tha, se me ato para ka mbajtur 3 fëmijët dhe i ka shkolluar në Gjermani, ndaj nuk i detyrohet asgjë ish-bashkëshortit.Madje edhe gazetares, zonja i drejtohet ashpër, duke i thënë, se mund të bëjë sikur po kalon krizë prej saj e ta fusë në telashe.Eksperti Klaudi Zholi tregon, se ligji shqiptar parashikon, që të ardhurat e pronës së përfituar gjatë martesës, të ndahen dhe zotëria duhet t’i drejtohet gjykatës civile. Por sipas tij, procese të tilla, zgjasin.
Ne mes të fushatës elektorale, qytetarët kanë mendime të ndryshme për premtimet e partive dhe programet, që në fakt janë zëvendësuar me shfaqje televizive live.Disa nga të intervistuarit bëjnë humor e batuta me këngët e vallet e politikanëve këto ditë, që synimi është vota e 11 majit.
Në fshatin Romanat në Durrës, takojmë zonjën Flora Gryka, e cila na tregon, se djali i saj 32 vjec, Arjan Gryka është plotësisht i paralizuar, por i kanë ndryshuar statusin nga paratetraplegjik në person me aftësi të kufizuara. Për pasojë atij i kanë hequr paketën higjeno-sanitare.Të njejtin problem ka edhe Blenar Canaj, 47 vjec nga Tepelena, edhe pse qysh në lindje, nuk mund të bëjë asnjë lëvizje.Komisioni i parë i statusit i ka hequr paketën higjeno-sanitare dhe Blenari e ka ankimuar këtë vendim. Sot Blenari, edhe pse nuk mund të kryejë nevojat persoanle, është pa paketë higjeno-sanitare.