Qeveria shqiptare ka shpallur ditë zie kombëtare 26 prillin në nder të Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta më 21 prill në moshën 88-vjecare.
Dhe kreu i qeverisë, Edi Rama, mëngjesin e sotëm, pak orë përpara se t’i jepet lamtumira e fundit Atit të Shenjtë, ka publikuar një video të Papës në rrjetet sociale.
“Dhe duke nderuar në këtë ditë zie kombëtare jo vetëm një Papë të jashtëzakonshëm, po edhe një mik të jashtëzakonshëm të Shqipërisë, Françeskun, Atin e Shenjtë, ju uroj të gjithëve një të shtunë të qetë me familjet tuaja”, shkruan Rama.