U arrestua dy ditë më parë, lirohet ish drejtoresha e spitalit të Dibrës, Irini Shehu akuzohet se dhunoi shefin e Financave

Dy ditë pas arrestimit, Gjykata ka lënë të lirë me masën “arrest shtëpie’ ish drejtoreshën e spitalit të Dibrës, Irini Shehu.

Irini Shehu u arrestua me 23 prill, pasi ishte vënë nën hetim për përndjekje të punonjësve.

Ajo po ashtu u shkarkua nga detyra pasi goditi me një mjet të fortë shefin e financës, Shaban Uklala.

Edhe pas shkarkimit nga posti i drejtoreshës së Spitalit Rajonal të Dibrës, Shehu ka vijuar të kërcënojë dhe ngacmojë ish vartësit e saj.

Vetë Shehu e cilësoi arrestimin si të padrejtë dhe të pabazuar në prova konkrete.

Të Fundit