Xhumaje Hasa nga Kamza, tregon, se në vitet 1979 deri në 1991 ka punuar në kooperative bujqësore në Bovillë, ku i del mbiemri Jahi, pasi fisi i burrit të saj njiheshin me këtë mbiemër. Por në letra mbiemri ishte Hasa.Këtë fakt e pohon edhe ish-brigadieri Xhemal Lila, i cili pohoi, që zonja ka punuar bashkë me të në kooperativë dhe në të vërtetë ata njiheshin me 2 mbiemra. Për shkak të këtij problemi, zonja ka marrë përgjigje nga 2 komisionet për ndryshimet në ligjin e pensioneve për periudhën para ’94-ës e në këtë mënyrë, zonja duhet të bëjë procedurat për të përfituar kontributin e pleqërisë.