“Gabova dhe kërkova ndjesë”-Rama: Autizmi politik, term i përdorur në akademi

Kryeministri Edi Rama tha këtë të enjte në “Sy m’sy” se ka bërë gabim kur ka përmendur “autizmin politik”, ndonëse siç u shpreh ai ky gabim u bë pa dashje dhe për shkak se ky term është përdorur edhe më herët në literaturën politike dhe atë akademike.

Ai u shpreh më tej se kur e kuptoi ka kërkuar falje, ndërsa shtoi se nuk njeh politikan tjetër që kërkon falje kur gabon.

“Një element shumë interesant është de flitet për gjuhën time. Flitet për gjuhën time se paskam thënë e paskam bërë gjëra që askush nuk i ka bërë. Unë akoma sot nuk e kuptoj se në cilat nga gjërat që unë kam thënë kam bërë gjësendi tjetër veçse kam komunikuar hapur me publikun.

Kam vetëm një gjë për të cilën kam kërkuar ndjesë dhe aty ka qenë një gabim krejt padashje, por ama gabim, për të cilin kam kërkuar ndjesë, kur kam folur për autizmin politik. Autizmi politik, për të gjithë të interesuarit, është një term i përdorur në literaturën politike dhe akademike. Nuk është diçka e krijuar për të fyer apo ofenduar askënd

Mirëpo, dhe këtë u desh të gaboja që ta mësoja, prej disa kohësh konsiderohet i papërshtatshëm. I gjendur në kushtet kur mund të kem lënduar prindër të fëmijëve autik, u kam kërkuar ndjesë. Nuk është hera e parë që unë gaboj dhe kam bërë atë që çdokush duhet të bëj, kam kërkuar ndjesë. Tani më gjeni një politikan që ka kërkuar ndjesë, unë nuk di ta ketë bërë”,-tha kryeministri Rama.

Të Fundit