Berisha mban një minutë heshtje për Papa Françeskun: Njerëzimi humbi një kolos

Kryetari i Partisë Demokratike dhe koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështorei”, Sali Berisha ishte këtë të hënë në Pukë për të prezantuar kandidatët për deputet për zgjedhjet e 11 majit. Ai e nisi fjalën e tij duke mbajtur një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut.

Qytetarë dhe qytetare të Pukës! Vëllezër dhe motra! Zonja dhe zotërinj! Një përshëndetje të përzemërt dhe vëllazërore për të gjithë ju që jeni në këtë shesh. Për të gjithë banorët e këtij qyteti dhe këtij rrethi. Për të gjithë banorët e qarkut të Shkodrës kudo që janë sot.

Një përshëndetje të përzemërt kam këtu për udhëheqësin politik të qarkut të Shkodrës, zotin Luçiano Boçi. Kandidatët tanë për deputetë në Pukë dhe në këtë qark, të cilët janë sot krenari kombëtare. Një përshëndetje për drejtuesit e PD dhe në veçanti për dy kryetarët e dy bashkive demokratike të Pukës dhe Fushë Arrëzit.

Miq, para se të fillojmë këtë takim elektoral, u ftoj të nderojmë me një minutë heshtje një burrë të madh të njerëzimit, një mik të shquar të kombit shqiptar, Papa Françeskun, i cili u nda sot nga jeta.

Krishterimi, mbarë njerëzimi, shqiptarët kanë humbur sot një kolos të mendimit, të besimit tek Zoti, por edhe të dashurisë dhe respektit për njeriun.

I përjetshëm kujtimi i shenjtërisë së tij, Papa Françeskut!”,-tha Berisha.

Papa Françesku i cili drejtoi Vatikanin për 12 vite (2013-2025) u nda nga jeta mëngjesin e kësaj të hëne rreth orës 7:35.

Të Fundit