Jemi në Fier, pasi zonja Afërdita Kapllani tregon, se pas vdekjes së vjehrrit, ka filluar konflikti me vjehrrën dhe kunatat, të cilat nuk kanë dashur më, që në shtëpinë e bashkëshortit të Afërditës, nusja të zbresë në katin e parë. Kunata e vjehrra kanë bërë disa kallëzime ndaj Afërditës, pasi pretendojnë se kjo e fundit ka dhunuar vjehrrën. Afërdita e mohon ta ketë bërë ndonjëherë një gjë të tillë.Vetë e moshuara, Drita, pohon vetë, se nuk është dhunuar nga nusja e saj, por ka pakënaqësi.Përmes kamerave të sigurisë, dëgjohet vjehrra, duke sharë e kërcënuar nusen dhe djalin, e duke thënë, se edhe dorën do e presë, për të akuzuar ata.Akti më flagrant është, kur vjehrra e kunata thyejnë kamerat, për të zhdukur provat e dhunës dhe inskenimit.
Monika Kryemadhi ka dezifenktuar karriken në një studio televizive, pasi para tij, aty ishte ulur Lulzim Basha. Drejtuesi i programit Ylli Rakipi i kujtoi Kryemadhit, sesa e afërt ka qenë më Bashën, por ajo, këtë afri, ia faturoi ish bashkëshortit Ilir Meta.
Tufie Saliu, është një 67 vjecare me origjinë nga Dibra, por që jeton në rrugën e Kavajës e vetme e pa një strehë mbi kokë. Një qytetar, që jeton në atë zonë, na kërkon, që ta ndihmojmë të moshuarën.Bashkia Tiranë, bashkë me Shërbimin Social, e kanë ndihmuar Tufien, por ajo sërish del në rrugë.Ne e takojmë 67 vjecaren, e cila thotë, se ka nevojë për një dhomë, por duket, që ajo ka nevojë edhe për shërbim për shëndetin mendor. “Stop” njofton Skuadrën Komunitare të Terrenit, Policinë e shtetit dhe Urgjencën Kombtare, që marrin të moshuarën, për ta kuruar në pavionin e psikiatrisë për 21 ditë, e më pas do ta sistemojnë në një qendër sociale, ku ka strehim dhe ushqim.