Atentatorët ngatërruan objektiv? Dyshohet se donin të vrisnin gruan e Roan Brahimit

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin në Tiranë ku mbetën të plagosur katër të rinj.

Burime për media bëjnë me dije se ka dyshime që shënjestër e atentatit ka qenë gruaja e Roan Brahimit, i cili u vra një vit më parë në Greqi, ndërsa babai i tij u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në një atentat në Lezhë.

Gruaja e Roan Brahimit jeton në të njëtën lagje në kompleksin e vilave në Lundër ku jetojnë edhe të rinjtë që u plagosën mbrëmë.

Gjithashtu kjo e fundit përdor makinë G Class. Mbrëmë ajo ka qenë në Pllanë në Lezhë ku iu vra vjehrri.

Hetuesit kanë dyshime që autorët, të cilët ishin dy persona me motor, mund ta kenë pritur që të kthehet në Tiranë dhe mund të kenë ngatërruar makinën G-Class dhe kanë qëlluar makinë ku udhëtonin 4 të rinjtë.

Të Fundit