Tre persona janë shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se ditën e djeshme i kanë vënë flakën automjetit të një 30-vjeçareje.
Sipas asaj që bën të ditur policia ngjarja ka ndodhru orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme në rrugën “Belul Hatibi”.
Lidhur me ngjarjen blutë njoftojnë se: Konkretisht, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim si autorë të dyshuar, shtetasi maqedonas A. S., 65 vjeç, si dhe shtetasit kosovarë, A. S., 37 vjeç dhe F. B., 40 vjeç, të tre banues në Kosovë.
Ndërkohë nga hetimet e para dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur për motive të dobëta. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
“Tiranë/Zbardhet autorësia e djegies së automjetit të një 30-vjeçareje, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në rrugën “Belul Hatibi”.Identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 autorët e dyshuar të rastit (shtetas maqedonas dhe kosovarë). Si rezultat i hetimeve të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, mbi djegien e automjetit të shtetases P. K., 30 vjeçe, kryer rreth orës 04:00 të datës 16.04.2025, në rrugën “Belul Hatibi”, u zbardh autorësia e këtij krimi.
Konkretisht, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim si autorë të dyshuar, shtetasi maqedonas A. S., 65 vjeç, si dhe shtetasit kosovarë, A. S., 37 vjeç dhe F. B., 40 vjeç, të tre banues në Kosovë. Nga hetimet dyshohet se krimi u krye për motive të dobëta. Punohet intensivisht për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe po hetohet për të identifikuar dhe kapur shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast”, njofton Policia.