Një grup prej 7 turistësh spanjollë kanë ngelur të bllokuar për disa orë në kanionet e Nivicës,Tepelenë ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë dhe shërbimeve të emergjencës për evakuimin e tyre.
Grupi i turistëve spanjollë ishte duke eksploruar zonën malore të Nivicës ndërsa si shkak i humbjes së orientimit kanë ngelur të bllokuar në zonën e kanioneve.
Pas marrjes së njoftimit policia lokale dhe shërbimet e emergjencës kanë punuar për lokalizimin e tyre ndërsa është identifikuar zona ku kishite humbur grupi i turisteve. Policia dhe shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë të mundur evakuimin e tyre nga një zonë malore dhe me reliev të thepisur.
Policia lokale konfirmon faktin se turistët janë në gjendje të mirë dhe jashtë rrezikut për jetën.