Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel në në Tel Aviv të Izraelit, ku ka zhvilluar një vizitë në Qendrën Mjekësore Sheba.
Gjatë vizitën në qendrën shëndetësore, Rama tha se e kishte pritur prej kohësh të shkonte atje, ndërsa vlerësojë mbështetjen e dhënë nga kjo qendër.
“Është një nder i madh dhe privilegj. Mezi po prisja të vija këtu prej shumë kohësh. Takimi u bë realitet por u bë realitet edhe takimi me mjekët dhe ekipin e spitalit Nënë Tereza. E vlerësojmë jashtëzakonisht shumë mbështetjen tuaj”, tha Rama.
Në Qendrën Mjekësore Sheba në Tel Aviv, e cila rankohet e në 8-ta në botë, po jetësohet marrëveshja e partneritetit me QSUT, duke nisur nga Onkologjiku ku tanimë ekipi i Sheba dhe ekipi shqiptar kujdesen bashkarisht, për të vazhduar me ngritjen në QSUT të qendrës së Sheba-s për inovacionin dhe inteligjencën artificiale
Me këtë qendër dhe qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUT) në Tiranë është firmosur një marrëveshje bashkëpunimi