E çon makinën në servis, ustai del për xhiro dhe e bën copë në aksident

Sait Ruci tregon, se solli një automjet në Tiranë, për ta riparuar te mekaniku, por ky i fundit, padrejtësisht e përdori atë në gjendje të dehur e për pasojë, jo vetëm, që shkaktoi dëme në mjete të tjera, por prej këtij veprimi, u sekuestrua edhe audi, që sot ndodhet në gjendje të mjerë.Gjykata e shkallës së parë, përvecse dënoi me 1 muaj burg mekanikun, vendosi, që automjeti t’i kthehej menjëherë pronarit të ligjshëm, por autori i veprës e ankimoi vendimin e dënimit, pa patur pretendime për kthimin e makinës. Por mesa duket, ankimimi është konsideruar në tërësi dhe pritet gjykimi në Apel.Avokati Arben Llangozi, bashkë me Saitin, depozituan në Apel kërkesën për kthim të sendit, pa cënuar gjykimin për autorin e veprës.

Të Fundit