Kryeministri Edi Rama nga Shkodra gjatë prezantimit të kandidatëve ka folur për votuesit për rëndësinë e votës në 11 Maj.
Nga ana tjetër Rama ka ironizuar dhe partitë e reja ku ka thënë se ‘hënkshin kokat’.
“Shembulli është që në gjithë këto vite ne kemi marrë nga BE diçka më shumë se 1 miliardë euro. Çdo vit ne do të marrim nga BE, 1 miliardë euro. Domethënë praktikisht është një 10-fishim. Bujqësia, ne në gjithë këto vite kemi marrë më pak se 200 milionë euro. Me hyrjen në BE do të marrim 300 milionë euro në vit që do t’i shkojnë fshatit drejtpërdrejt.
Edhe të tjera që nuk po i marrë me radhë. Dhe kur je përpara kësaj mundësie çfarë diskutimi është se kë të votoj? Pse çdo lloj devijimi në një vend tjetër këtë e vë në rrezik. Në Tiranë janë 1 mijë veta që punojnë me negociatat çdo ditë. Bëhet fjalë për orë pa fund pune. Qindra dhe mijëra faqe që do të thotë se nuk ka kohë për të humbur. Afati i dakordësuar me ta është 2027.
Në fund të 2027 na është hapur kjo derë për të hyrë me Malin e Zi. Duhet ta kuptojmë që është një mundësi e artë, por edhe ngaqë kemi bërë detyrat tona por edhe nga pjesa gjeopolitika sepse do të zgjerohet dhe do të unifikojë kufirin për shkak të Rusisë.
Anketimi që ka nisur në 1983, sesa e mbështesin BE, BE-ja sot e ka sot më të madhe mbështetjen më të madhe sepse e kanë kuptuar që duhet të jenë bashkë dhe bëhet fjalë për mbrojtjen e sovranitetit dhe nga lufta. Çfarë do diskutojmë ne këtu në 11 Maji. Luhatjen unë nuk e shoh nga fitorja, por luhatjen për një shumicë të cilësuar.
Nuk ishin të gjithë anëtarë dhe simpatizantë të PD-së, atëherë ishte PD në kohën e duhur dhe në vendin e duhur. Sot është koha e duhur që në kutinë e votimit për Partinë Socialiste. Këneta as që diskutohet. Partia më e re sot dhe unë po ja u them statistikisht është Partia Socialiste.
Se më erdhi dhe për të qesh kur këto të rejat ishin nja 17 personazhe që i prekte dekriminalizimi. Nuk diskutohet dhe se gjykoj këtë pjesë. Edhe dalin kapin xhajen dhe hallën me mbush listën. Puna e tyre xhanëm, të bëjnë çfarë të duan të hanë kokat nga ajo anë”, tha Rama.