Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur ish-drejtorin e IT në Policinë e Shtetit, Ervin Muça.
Ky i fundit akuzohet se ka ndërhyrë në sistemin TIMS për të marrë të dhëna.
Më 2 gusht 2023 në bazën e të dhënave të Policisë së Shtetit, e cila ndodhet në godinën e Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit me adresë Rr. Mine Peza në Tiranë, ka pasur hyrje dhe eksportim të të dhënave të paautorizuara nga Drejtori i Teknologjisë dhe Informacionit.
Veprimet janë kryer në orët e vona të natës, ku persona të paautorizuar janë futur në godinë me pin-in personal të një punonjësi tjetër jo prezent, duke ngritur dyshime të arsyeshme për veprime jo korrekte dhe në kundërshtim me ligjin.