STOP-EMISIONI 144(Sezoni 10) 25 Mars 2025-Vrasja e 18 vjecarit ne Voskopoje, austriaku mohon ekspertizen me firmen e tij.

Në mënyrë të përsëritur, emisioni “Stop” në Tv Klan, ka trajtuar rastin e 18-vjeçarit të ndjerë Antonio Karafili, i cili u gjet i varur në pyllin e Voskopojës. Ngjarja e rëndë ndodhi në 14 Qershor 2018.Personi, që e pa për herë të fundit në jetë Antonion, ishte e dashura e tij, Kejsi Spaillari 17 vjeç nga Korça. E ëma e të ndjerit, Mimoza Karafili, tregoi me detaje sesi u njoftua nga e dashura e djalit për vdekjen e të birit. Ajo vetë e gjeti atë të lidhur e të pajetë në një pishë.Cështja e vetëvarjes apo vrasjes së të riut Karafili, u hetua dhe u zvarrit nga shumë prokurorë. Prokurori i fundit urdhëroi një riekspertim të tretë nga Instituti i Mjeksisë Ligjore.Edhe pas eksperimentit në terren, shumë fakte nga Mjeksia Ligjore sërish u sfumuan, duke e lënë si vetëvarje atë, që ka ndodhur me të riun e ndjerë.E vetmja zgjidhje, që kjo cështje të zbardhet, u pa dërgimi jashtë Shqipërisë i bërjes së akt-ekspertimit përfundimtar, i pandikuar nga Mjeksia Ligjore në Shqipëri.Prokurorja e katërt, që hetoi këtë cështje, Vasjana Postoli, e dërgoi kryerjen e një akt-ekspertimi në Austri.Procedura vonoi 2 vjet dhe në 2024-ën, konkluzionet mbërrijnë në Korcë.Rezultati i dokumentit të Prof. Dr. Christian Reiter mbi këtë ngjarje, bazuar në informacionin e dërguar nga Organi i Akuzës në Shqipëri, është, se 18 vjecari Antonio Karafili është vetëvrarë, pasi nuk vërtetohet prania e një personi të tretë.Por prindërit e Antonios së ndjerë kanë dyshime, se informacioni që u është dërguar ekspertëve austriake mund të ketë qenë qëllimisht i cunguar.Në një bisedë mes kunatës së viktimës dhe ekspertit austriak, ky i fundit deklaron, se nuk e ka fare idenë e kësaj cështjeje nga Shqipëria. Një tjetër, ka të bëjë me mungesën e firmave dhe vulave, që mungojnë në fletët e këtij akti. Firma dhe vula e mjekut janë vetëm në faqen e parë dhe të fundit të aktit.

Kur fushata ende nuk ka nisur zyrtarisht, figurat kryesore të politikës janë përfshirë në replika e batuata, duke nxjerrë në plan të dytë programet. Basha e Rama së fundi kanë nisur lojën me batuta filmash, kur Rama tha, se ai dhe Berisha e kanë bërë si dashnore kolektive. Ndërsa Basha i kujtoi një tjetër prodhim kinematografik shqiptar, duke u shprehur, se Rama është bërë si pusht.

Disa herë emisioni “Stop” ka denoncuar me prova e fakte shkeljet e noteres së Fierit Anila Haxhiu.Në mars 2023 treguam, sesi bashkëshorti i noteres i premtoi një prindi, t’i kalonte jashtë fëmijën pa prokurën e prindit tjetër, duke paguar 550 euro.Pas denoncimit, noterja arriti deri në pikën, që dhunoi gazetaren dhe operatorin e emisionit “Stop”.Në prill 2023 treguam vulën e falsifikuar të noteres për përkthim e rezultoi, se vula i përkiste blektorit Pelivan Metushi.Për gjithë këto shkelje Ministria e Drejtësisë gjobiti me 5 milionë lekë noteren Anila Haxhiu.Aso kohe, noterja Haxhiu,nuk ishte e certifikuar nga Ministria e Drejtësisë si përkthyese e këtyre gjuhëve të huaja. Disa muaj pas transmetimit, një email në redaksinë tonë, na sinjalizoi, se në vitin 2024 Anila Haxhiu ka marrë nga Ministria e Drejtësisë dy certifikata si përkthyese zyrtare e italishtes dhe anglishtes, në konkursin e zhvilluar me shkrim dhe me gojë në Ministri.Në përgjigjen zyrtare Ministria e konfirmon konkursin dhe kualifikimin e noteres Haxhiu në këto dy gjuhë të huaja. Dy agjentët të emisionit u paraqitën si shtetas italianë në zyrën e noteres Haxhiu, por kjo e fundit, nuk dinte as komunikimin bazik në italisht.Ky moment hedh dyshime të forta mbi mënyrën, sesi është certifikuar Anila Haxhiu në italisht dhe anglisht.Pas transmetimit tonë të fundit, Sektori i Monitorimit të Veprimtarisë Noteriale vlerëson, se informacioni i paraqitur nga emisioni “STOP” në datën 3 mars 2025, paraqet indicie të mjaftueshme për nisjen e hetimit, nëse noterja gjendet në kushtet e papajtueshmërisë me ushtrimin e funksionit të saj. Në këto kushte, do të realizohet hetimi disiplinor dhe realizimi i verifikimeve, sipas kuadrit ligjor në fuqi.

Të Fundit