Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka replikuar sërish ndaj kryeministrit Rama, i cili me ironi tha gjtë një vizite tek njësia 2 se PD në 2021-in ka qenë më e forta që ai ka parë.
Basha vijon me ironinë duke thënë se për herë të parë kryeministri nuk ka gënjyer dhe që zgjedhjet i vodhi ai. Sipas tij, kjo ka qenë arsyeja se pse Rama deshi Saliun në krye të PD dhe bëri gjithçka që ta rikthente, pasi vetëm ai e mban në pushtet.
Basha më tej thotë se kryeministri do pyll me bufa dhe terr për shqiptarët, por që i ka bërë llogarit gabim, pasi 7×7 = 313.
“O Rame, për herë të parë në jetën tënde s’ke gënjy, është e vërtetë. 2021-shi, ishte viti i demokratëve, por jua vodhe ti, prandaj ke dashur Saliun. Se vetëm ai të mban në pushtet. Bone gjithçka që të largohesha unë.
Pastaj bone pakt me Saliun, se ti pyll me bufa do Rame, terr për shqiptarët. Por i ke bo llogaritë gabim mo Ram, 7×7 = 313 Rame”, shprehet Basha.