Një tjetër rast bullizimi dhe dhune raportohet në shkollën 9 vjecare “Kosova” në mes të Tiranës. Nëna e një 12 vjecari tregon, se prej vitesh i biri është bullizuar nga bashkëmoshatarë të tij. Episodi më i fundit ka ndodhur në 28 shkurt, por nëna nuk mori dijeni, pasi 12 vjecari e fshehu dhunën nga frika e përsëritjes. Ishte prindi i një fëmije tjetër, që sinjalizoi nënën, duke i thënë, se i biri ishte dhunuar nga 4-5 fëmijë me sharje, shkelma e grushta. Zonja tregon, se e coi djalin te mjeku dhe rezultoi, se ai kishte shembje të parakrahut.Meqë shkolla nuk i tregon gjë, thërret policinë dhe situata agravohet.Mamaja e 12 vjecarit kërkon llogari te mësuesja kujdestare dhe tek oficerja e sigurisë, që nuk e kanë njoftuar, por të dyja ato justifikohen, që nuk e dinin, edhe pse mesazhi i prindit tjetër e kishte sinjalizuar situatën.
