“Vendi i Dash Sulës është në PD”, Berisha: Rama tregoi se Lapaj është patericë e tij

Duke folur në lidhje me deklaratën e Ramës, e cila u interpretua si një ftesë ndaj Dashnor Sulës, Berisha tha se Sula e ka vendin e tij vetëm në Partinë Demokratike, pasi ka një investim real në këtë forcë.

Berisha shtoi se me këtë deklaratë Rama faktoi që Lapaj është një patericë e tij dhe e ftoi vetë Dashnor Sulën, duke nënkuptuar se sipas tij, Rama është padroni.

“Dashnor Sula është një eksponent i Partisë Demokratike, me investime reale në këtë parti, dhe vendi i tij është në Partinë Demokratike. Njëri të pagabueshëm nuk ka dhe ideja e tij për të gjetur strehë te Lapaj, e mori përgjigjen sot nga Rama, ku Rama i thotë atij: ‘Sa shkon te Lapaj, hajde te unë, se është njëlloj, po të paktën unë jam padroni.’ Pra, në këtë deklaratë, shikohet se sa e pavend dhe e gabuar ishte përzgjedhja që bëri Dashi me Lapajn. Nuk ka pse, ata janë njëlloj, paterica të Edi Ramës”. tha Berisha.

Të Fundit