Një tjetër rast bullizimi dhe dhune raportohet në shkollën 9 vjecare “Kosova” në mes të Tiranës. Nëna e një 12 vjecari tregon, se prej vitesh i biri është bullizuar nga bashkëmoshatarë të tij. Episodi më i fundit ka ndodhur në 28 shkurt, por nëna nuk mori dijeni, pasi 12 vjecari e fshehu dhunën nga frika e përsëritjes. Ishte prindi i një fëmije tjetër, që sinjalizoi nënën, duke i thënë, se i biri ishte dhunuar nga 4-5 fëmijë me sharje, shkelma e grushta. Zonja tregon, se e coi djalin te mjeku dhe rezultoi, se ai kishte shembje të parakrahut.Meqë shkolla nuk i tregon gjë, thërret policinë dhe situata agravohet.Mamaja e 12 vjecarit kërkon llogari te mësuesja kujdestare dhe tek oficerja e sigurisë, që nuk e kanë njoftuar, por të dyja ato justifikohen, që nuk e dinin, edhe pse mesazhi i prindit tjetër e kishte sinjalizuar situatën.
Në prag të fushatës elektorale, Rama dhe Basha e kanë kthyer në të përditshëm komunikimin e tyre virtual, duke ngacmuar dhe faktorizuar njëri-tjetrin.Sot Basha, ndërsa i jepte makinë, ka vënë në sfond një këngë me tekst “ku i kë shokët”. Nga ana tjetër, Rama ka qenë për inspektim në njësinë numër 1 në Tiranë, ku ka shpërndarë pica për patronazhistët socialistë.
Një prind solli shqetësimin e tij për Qendrën Kulturore të fëmijëve në Lezhë, që është në varësi të bashkisë. Për kurset jashtëshkollore të kantos apo veglave muzikore prindërit paguajnë deri në 30 miljë lekë ora.Këtë paagesë e konfirmoi edhe drejtoresha e QKF, duke thënë, se mësuesit janë privat.Po si funksionon në Tiranë? Të gjitha kurset janë pa pagesë dhe paguhet vetëm një tarifë regjistrimi 15 mijë lekë të vjetra në vit.Ne u interesuam në bashkinë e Tiranës dhe bashki të tjera, ku na thanë, se nuk ka asnjë pagesë për asnjë kurs, pasi të gjitha mbulohen nga bashkia. Kushti i vetëm është, të kesh prirje dhe të jesh nxënës i sistemit parauniveristar.